Mbahet edicioni i tetë i manifestimit letrar “Vjeshta dhe Vargjet”

Asociacioni i letrarëve dhe artistëve ART CLUB ”Rifat Kukaj” në Drenas, ka organizuar edicionin e tetë të manifestimit letrar ”Vjeshta dhe Vargjet”.
Edicion ky i cili do të mbajë disa aktivitete, ku po ashtu do të ndahen edhe tri çmimet e para për fituesit e këtij konkursi, por edhe çmimi motivues Ilaz Prokshi.
Kryetari i këtij asociacioni, Izet Abdyli, ka thënë se do të ketë edhe një ekspozitë virtuale ku do të prezantohen ballinat e librave të poetit Ymer Elshani, por edhe një prezantim i botimeve të Art Club, brenda dy edicioneve.
”Ky është edicioni i tetë i manifestimit letrar ’Vjeshta dhe Vargjet’ i cili organizohet nga Asociacioni i letrarëve dhe artistëve i Art Club ‘Rifat Kukaj’ në kujtim të shkrimtarit dhe poetit Rifat Kukaj, si dhe Art Club ‘Rifat Kukaj’ në bashkëpunim edhe me jurinë në konkursin dhe çmime jetësore në krijimtari është çmim special Rifat Kukaj”, ka thënë ai.
Abdyli ka qenë dje i ftuar në emisionin e pasdites, ”BonBon” në RTV21, ku ka treguar se janë bërë të gjitha përgaditjet për këtë manifestim dhe se ky i fundit mbahet me qëllim që ti përmbledhë veprat letrare të krijuesve të të gjitha trevave shqiptare.

Abdyli ka permendur edhe kriteret që duhet t’i plotësojnë personat të cilët bëhen pjesë e këtij manifestimi.

Manifestimi letrar ”Vjeshta dhe vargjet” organizohet çdo vit në shenjë kujtimi për jetën dhe veprën e shkrimtarit të mirënjohur për fëmijë, të ndjerit Rifat Kukaj./21Media

Back to top button