Manchester City “zhduk” gjithçka që ka lidhje me Benjamin Mendy

Benjamin Mendy është në pritje të gjykimit të tij, që do të jetë në janar të vitit që vjen dhe për mbrojtësin francez gjërat janë shumë serioze e të ndërlikuara dhe rrezikon me të vërtetë burgun e nga ana tjetër për Manchester Cityn nuk mjafton vetëm pezullimi i lojtarit.
Siç bëhet e ditur, klubi anglez ka fshirë dhe zhdukur nga sajti zyrtar online çdo gjë që lidhet me futbollistin dhe tifozët nuk mund të blejnë asgjë online për mbrojtësin francez.
Fanellat e Mendy nuk do të jenë në shitje dhe te Machester City ka mbetur vetëm profil i lojtarit në faqen zyrtare.
Citizens nuk komentuan asgjë lidhur me këtë hap pasi çdo gjë që shkruhet apo kërkohet me emrin Mendy ose Benjamin Mendy, nuk shfaq asgjë dhe të rikthen në faqen fillestare.
Të premten e kaluar, Mendy kërkoi hetimin në gjendje të lirë, çka u refuzua dhe mbrojtësi do të mbetet në burg deri më 15 nëntor në pritje të një tjetër vendimi për të./Oranews

Back to top button