Nesër gjykimi i parë në Speciale ndaj pjesëtarëve të UÇK-së

Nesër nga ora 09:30  do të nisë procesi gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës, në çështjen ndaj Salih Mustafës. Aktakuza ndaj tij u konfirmua më 12 qershor dhe versioni përfundimtar u bë publik në fund të shtatorit.

Kundër Mustafës  janë ngritur akuza mbi bazën e përgjegjësisë penale individuale dhe penale si epror për katër krime lufte: ndalim arbirtrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme.
Pretendohet se krimet janë kryer në kompleksin e ndalimit në Zllash në Kosovë, në prill 1999.
Në ditën e parë kryegjykatësja do të kërkojë që të akuzuarit t’i lexohet aktakuza, të informohet për të drejtat dhe obligimet e tij dhe ta pyesë nëse dëshiron t’i qëndrojë deklarimit të tij të mëhershëm.
Mustafa është vetëdeklaruar i pafajshëm.
Zyra e Prokurorit të Specializuar do të ketë tri orë për deklaratën e vet hapëse. Më pas, mbrojtësja që përfaqëson viktimat pjesëmarrëse do të ketë një orë e gjysmë për deklaratën e saj hapëse.
Siç ka njoftuar Specialja të martën, deri më tani, “si viktima pjesëmarrëse në proces janë pranuar nëntë persona dhe procesi i paraqitjes së kërkesave është i hapur”./21Media
Back to top button