Manchester United eliminon Aston Villan

Manchester United kualifikohet tutje në Carabao Cup

Është mësuar edhe skuadra e fundit e cila ka siguruar kalimin tutje nga raundi i tretë i Carabao Cup.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Old Trafford”, Manchester United e ka mposhtur Aston Villan me rezultat 4:2, kështu edhe duke e eliminuar nga Carabao Cup.
Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi Ollie Watkins, i cili kaloi Aston Villan në epërsi me golin e tij në minutën e 48’.
Por, kundërpërgjigja e “Djajve të Kuq” ishte e shpejtë, pasi që Anthony Martial barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 49’.
Ndeshja vazhdoi të jetë e zjarrtë, ku Diogo Dalot shënoi autogol për ta kaluar Aston Villan në epërsi prej 2:1, ndërsa United barazoi përsëri përmes Marcus Rashford në minutën e 67’.
United arriti të kaloj në epërsi për herë të parë në ndeshje kundër Aston Villas, ku Bruno Fernandes shënoi në minutën 78’ për 3:2.
Fitoren e skuadrës së Ten Hag e vulosi mesfushori Scott McTominay, i cili shënoi në minutën e 90+1’ për rezultatin final 4:2.
Me fitoren e sotme Manchester United kualifikohet tutje në Carabao Cup.

Back to top button