Mandatari i ri, Presidentja takon Krasniqin dhe Abdixhikun

(Lajm i përditësuar)


Mandatari i ri, Presidentja takon Krasniqin dhe Abdixhikun

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka pritur në takim pasditën e sotme kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqin dhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun.

Këtë takim për portalin rtv21.tv e kanë konfirmuar, zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, si dhe zëdhënësi, njëherësh deputeti i LDK-së, Besian Mustafa.

Sipas PDK-së “çdo mandatim i radhës për këdo nga Lëvizja Vetëvendosje do të ishte vetëm një përpjekje e kotë për të fituar kohë, një zvarritje e panevojshme që vetëm se do ta thellonte krizën politike, pasigurinë institucionale dhe humbjen e besimit të qytetarëve në institucione”.

“Po, sot pasdite, Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është takuar me Presidenten Osmani, për t’ia përsëritur qëndrimin e qartë dhe parimor të PDK-së, tashmë të bërë publik edhe përmes komunikatës zyrtare, se në Kuvendin e Kosovës nuk ekziston shumicë për formimin e një qeverie të re nga kjo legjislaturë. Në këtë rrethanë, çdo mandatim i radhës për këdo nga Lëvizja Vetëvendosje do të ishte vetëm një përpjekje e kotë për të fituar kohë, një zvarritje e panevojshme që vetëm se do ta thellonte krizën politike, pasigurinë institucionale dhe humbjen e besimit të qytetarëve në institucione”, tha Abdullahu për portalin rtv21.tv

Kurse, Mustafa tha se Abdixhiku ia ka paraqitur presidentes Osmani pozicionin e LDK-së në lidhje me zhvillimet e fundit në vend.

Lëvizja Vetëvendosje të martën ka propozuar për mandatar për kryeministër, Glauk Konjufcën, pas dështimit të Albin Kurtit për ta formuar qeverinë më 26 tetor.

Portali rtv21.tv ka kontaktuar edhe me Zyrën e Presidencës lidhur me këto takime, deri në publikimin e këtij artikulli nga e njëjta nuk pati përgjigje.

Më 5 nëntor, përfundon afati 10-ditor brenda të cilit presidentja e vendit, Vjosa Osmani, duhet të mandatojë një kandidat tjetër për kryeministër apo të shpallë zgjedhjet e parakohshme. /21Media


Takimi për mandatarin e ri, kjo është arsyeja se pse Haradinaj nuk shkoi

Edhe kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i është propozuar një takim me presidenten e vendit, Vjosa Osmanin, mirëpo i njëjti ka qenë në terren për fushatën e balotazhit.

Këtë për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili.

“Ka pasur propozim për takim por kryetari Haradinaj gjatë ditës ka aktivitete në terren në kuadër të fushatës për balotazh”, ka thënë ai.

Në këtë takim presidentja Osmani është takuar me Memli Krasniqin dhe Lumir Abdixhikun, ku thuhet se është diskutuar për çështjen e mandatarit të ri për qeverinë e re. /21Media


Presidentja Osmani takon Abdixhikun, LDK i paraqet qëndrimet për mandatarin e ri

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është takuar pasditen e sotme me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Këtë për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.

“Po ka qenë në takim, në lidhje me zhvillimet e fundit për të paraqitur qëndrimet e LDK-së”, ka thënë Mustafa./21Media


Osmani takon Krasniqin, nga PDK japin detaje se çka u diskutua

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, pasditen e sotme është takuar me presidenten Vjosa Osmani.

Këtë për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu.

Abdullahu tha se Krasniqi e ka përsëritur qëndrimin e PDK-së se në Kuvend nuk ka shumicë për formimin e një qeverie të re.

Sipas PDK-së “çdo mandatim i radhës për këdo nga Lëvizja Vetëvendosje do të ishte vetëm një përpjekje e kotë për të fituar kohë, një zvarritje e panevojshme që vetëm se do ta thellonte krizën politike, pasigurinë institucionale dhe humbjen e besimit të qytetarëve në institucione”.

“Po, sot pasdite, Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është takuar me Presidenten Osmani, për t’ia përsëritur qëndrimin e qartë dhe parimor të PDK-së, tashmë të bërë publik edhe përmes komunikatës zyrtare, se në Kuvendin e Kosovës nuk ekziston shumicë për formimin e një qeverie të re nga kjo legjislaturë. Në këtë rrethanë, çdo mandatim i radhës për këdo nga Lëvizja Vetëvendosje do të ishte vetëm një përpjekje e kotë për të fituar kohë, një zvarritje e panevojshme që vetëm se do ta thellonte krizën politike, pasigurinë institucionale dhe humbjen e besimit të qytetarëve në institucione”, tha Abdullahu për portalin rtv21.tv /21Media

Back to top button