Takimi për mandatarin e ri, kjo është arsyeja se pse Haradinaj nuk shkoi

Edhe kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i është propozuar një takim me presidenten e vendit, Vjosa Osmanin, mirëpo i njëjti ka qenë në terren për fushatën e balotazhit.
Këtë për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili.
“Ka pasur propozim për takim por kryetari Haradinaj gjatë ditës ka aktivitete në terren në kuadër të fushatës për balotazh”, ka thënë ai.
Në këtë takim presidentja Osmani është takuar me Memli Krasniqin dhe Lumir Abdixhikun, ku thuhet se është diskutuar për çështjen e mandatarit të ri për qeverinë e re. /21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?