Mandl: Serbia është ajo që po e bllokon Kosovën

Eurodeputeti austriak Lukas Mandl ka thënë se është i befasuar me raportin e Komisionit Evropian sa i përket Serbisë.
Mandl ka deklaruar se  Parlamenti Evropian me shumicë votash ka miratuar më 1 mars rezoluta ku është shprehur shqetësimi i thellë me qasjen e Serbisë sa i përket luftës në Ukrainë. sipas tij as tash nuk ka ndryshuar qëndrimi i Serbisë.
“Ndjenja ime për raportin, kur vjen te Serbia, është se nuk vjen nga Komisioni Evropian, por nga një univers tjetër. Ky parlament më 1 mars me shumicë votash ka shprehur shqetësimin e thellë për Serbinë sa i përket luftës. Ajo nuk ka ndryshuar qasjen. Ku është vija e kuqe për Komisionin që të ndalojë së pretenduari se Qeveria e Serbisë, lidershpi i Serbisë, do të jetë Qeveri e rregullt dhe në përputhje me vlerat e BE-së? Pse po thoni se Kosova duhet të jetë më tepër e angazhuar në dialog me Serbinë, kur Serbia është ajo që po e bllokon Kosovën e jo anasjelltas. Ndoshta duhet riformuluar atë deklaratë”, ka thënë Mandl./21Media

Back to top button