Mandl- Vuçiqit: Hapi i parë duhet të jetë njohja e Kosovës

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, përmes një postimi në ”Twitter”, ka kërkuar që Serbia ta njohë Kosovën.
Mandl ka thënë se nuk e dinte që do të kishte alternativë për evropianët që synojnë rrugën drejt BE-së, si në rastin e Serbisë.

“Asnjëherë nuk e dija se do të kishte një alternativë për evropianët (në këtë rast në #Serbi) në rrugën drejt BE-së. Por mirë nëse Aleksandër Vuçiq kujtohet tani. Hapi i parë pas kësaj “përvoje të damaskut” duhet të jetë njohja e shtetit më të ri të Evropës, Republikës së Kosovës, pa vonesa të mëtejshme”, ka shkruar Mandl në ”Twitter”./21Media
Back to top button