​Mane afër rikthimit

Sadio Mané bëri një hap të rëndësishëm drejt rikthimit të tij. Anësori i Bayernit të Mynihut është shumë afër rikthimit të plotë pasi pësoi një dëmtim në këmbën e djathtë në fillim të nëntorit të vitit të kaluar që bëri që ai të humbiste Kupën e Botës.
Reprezentuesi senegalez po rikuperohet nga një dëmtim i rëndë në tibinë e djathtë, i cili e detyroi atë t’i nënshtrohej një operacioni për të trajtuar tendinin.
Koha e parashikuar e ndalesës së tij ishte 10 deri në 12 javë dhe Mané po përmbush afatin e përcaktuar.
Anësori 30-vjeçar iu bashkua gjigantit bavarez në afatin kalimtar veror.

Back to top button