Haradinaj: Kosovës i nevojitet një qasje unifikuese për vendime të mëdha, bashkërisht me ShBA-të

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se si Kosovë, para nesh kemi shumë sfida. Sipas tij, viti që e lamë pas, ishte me shumë sfida dhe veprime të pamatura.
Në takim me strukturat e AAK-së në Gjilan, Haradinaj u shpreh se ky qytet, në secilën etapë të historisë dha shumë për liri dhe ndërtimin e shtetit.
Tutje, Haradinaj shtoi se Kosovës i duhet një qasje unifikuese për të marrë vendime të mëdhaja bashkërisht me aleatët tanë, me ShBA-të në veçanti.

Back to top button