Mangani ende prezent, uji nga liqeni i Badocit nuk bën të pihet

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës të shtunën përmes një konference për media ka njoftuar se vlerat e manganit në ujin e pijes nga liqeni i Badocit ende nuk i përmbushin standardet e parapara sipas udhëzimit administrativ.

Doktoresha Burbuqe Lushi, koordinatore e qendrës së ujit në IKSHPK, ka thënë se vlerat e manganit në ujin e pijes nga liqeni i Badocit janë duke rënë ditëve të fundit, por sipas saj ende nuk kanë rënë në vlerën të cilën është paraparë me udhëzim administrativë.

Sipas saj, ky ujë nuk mund të përdoret për pije por ai mund të përdoret për çdo veprimtari tjetër ditore, si për higjienë personale, higjienë të mjedisit e përgatitje të ushqimit.

Ajo ka theksuar se uji nga resurset e liqenit Batllava si dhe uji nga liqeni i Ujmanit i plotëson kriteret e parapara për ujin e pijshëm.

Back to top button