Manovra ushtarake, paralajmërim ndaj Koresë Veriore

Amerika dhe Korea e Jugut me manovra ushtarake

Dy bombardues amerikanë kanë kryer manovra me aeroplanët gjuajtës koreanojugorë dhe japonezë si kundërpërgjigje ndaj kërcënimit në rritje nga programi balistik dhe bërthamor të Koresë së Veriut, njoftuan dje në mbrëmje vonë forcat ajrore amerikane.

“Pas ngritjes nga baza e Guamit, në Gadishullin Korean, bombarduesit amerikanë, tip B-1B Lancer, iu bashkuan avionëve gjuajtës koreanojugorë, tip F-15 dhe F-16, përpara se të gjuanin me raketa mësimore në zonën e Pilsungut”, sipas deklaratës së forcave ajrore amerikane.

“Ky mision bëhet në kuadër të veprimeve të rrezikshme në rritje të Koresë së Veriut, përfshirë lëshimin e një rakete balistike ndërkombëtare (ICBM), më 3 korrik”, thuhet në deklaratë.

Back to top button