MAPL takim me kryetarët e komunave, theksohet nevoja për digjitalizim

Me qëllim të diskutimit për zhvillimin e nivelit lokal, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka mbajtur tryezën koordinuese me kryetarët e komunave të Republikës së Kosovës.
Krasniqi ka thënë se është mirënjohjes ndaj kryetarëve të komunave për bashkëpunimin korrekt, duke theksuar përkushtimin dhe angazhimin e tyre në përballje me pandeminë COVID-19.
Në këtë takim, ministri ka theksuar nevojën e digjitalizimit dhe përgatitjes për anëtarësim në OGP, duke pasur parasysh rëndësinë e rritjes së vendimmarrjes së qytetarëve në nivelin lokal dhe ofrimin e shërbimeve komunale më efikase dhe transparente.
Kryetarët e komunave kanë ngritur disa çështje të cilat lidhen me nivelin lokal duke theksuar gatishmërinë e tyre për vazhdimin e bashkëpunimit me nivelin qendror.
“Krasniqi, para kryetarëve të Komunave, ka shpalosur prioritetet, planet dhe projektet e MAPL-së, duke u bazuar në agjendën legjislative e cila ka për qëllim ndryshimet e nevojshme për përmirësimin e funksionimit të nivelit lokal, në rritjen e fondeve për Komunat me qëllim të rritjes së mbështetjes së nivelit lokal përmes projekteve kapital dhe projekteve tjera për grupet e margjinalizuara dhe komunitetet si dhe thellimit të bashkëpunimit ndërkomunal dhe ndërkufitar”, thuhet në njoftim.

Back to top button