Maqedonci: Bashkëpunimi në mes Kosovës dhe Shqipërisë, interers për paqen

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci tha se bashkëpunimi i fuqishëm në mes Kosovës dhe Shqipërisë përveç interes i përbashkët kombëtar, është edhe interes shumë i lartë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin e rajonit dhe më gjerë.

Këto deklarata ai i bëri gjatë takimit me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë,  Qemal Minxhozi dhe atasheun e mbrojtjes, Kolonel Altin Kurti.

“Kjo dhe është arsyeja që gjatë vitit 2022 numri i aktiviteteve të përbashkëta në fushën e mbrojtjes është rritur për 96%, pra pothuajse është dyfishuar në raport me vitin 2019. Ky bashkëpunim do të thellohet ngase përveçse jemi një komb, mbështesim po të njejtat vlera demokratike perëndimore e synime për të ardhmen.”, tha Maqedonci./21Media

Back to top button