Maqedonci falënderon homologun e tij kroat për mbështetjen e Kroacisë për FSK-në

Në kuadër të pjesëmarrjes në ministerialit të nismës së bashkëpunimit të mbrojtjes së Evropës Qendrore dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor që po zhvillohet sot në Pragë të Çekisë, ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci takoi zëvendëskryeministrin, njëherësh ministër i Mbrojtjes i Kroacisë, Ivan Anushiq.
Në takim u biseduan mbi marrëdhëniet bilaterale, e veçanërisht ato në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, duke shprehur vullnetin e përbashkët që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tej.
Ministri Maqedonci e falënderoi homologun e tij kroat për mbështetjen e ofruar për Forcën e Sigurisë së Kosovës përgjatë viteve, duke theksuar se Kroacia është ndër partnerët me kontributin më të madh të ofruar në ndërtimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të mbrojtjes së vendit tonë.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?