Maqedonci: FSK-ja gjendet në një situatë të vështirë për ushqimin e ushtarëve

(Lajm i përditësuar)
Maqedonci: FSK-ja gjendet në një situatë të vështirë për ushqimin e ushtarëve
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pranuar se FSK-ja gjendet në një situatë të vështirë për ushqimin e ushtarëve.
Ai gjatë raportimit në Komisionin për Mbrojtje, tha se kontrata aktuale e sigurimit të ushqimit është subjekt i trajtimit të brendshëm, derisa theksoi se po tentojnë të krijojnë vetëqëndrueshmëri për ushqim të FSK-së. Maqedonci foli edhe për largimin e ushtarëve nga FSK, ku tha se deri tani 119 sosh e kanë lënë ushtrinë. Mirëpo, ai tha se në konkursin e ri 1300 qytetarë kanë aplikuar për konkursin që pranon 300 ushtarë.
Maqedonci arsyetohet se edhe në vende tjera ka trend të ikjes së ushtarëve
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci tha se 190 pjesëtarë janë larguar sivjet, por se ky trend nuk është vetëm në Kosovë por edhe në vende si Mbretëria e Bashkuar.
“Në Mbretëri të Bashkuar këtë vit janë larguar 6.5% e ushtarakëve”, tha Maqedonci gjatë raportimit para Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri
Sipas tij Ministria e Mbrojtjes “mbetet e inkuruajuar” nga aplikimet e reja, për çka tha se kanë aplikuar 1 mijë e 555 persona për 300 pozita: pra, gjashtë për një pozitë.
“Për këtë qëllim kemi kërkuar nga drejtoria e burimeve njerëzore të bëjë plan të mbajtjes së personelit. Nuk është vetëm trend te ne. Është edhe statistikë”, tha ai.
Ai tha se Forca e Sigurisë së Kosovës po vazhdon të furnizohet me armë edhe këtë vit si vitet e kaluara “sipas formatit shtet më shtet dhe shtet me prodhues”