Maqedonci pret në takim një delegacion nga Departamenti i Mbrojtjes të SHBA-së

Ministri i Mbrojtes, Ejup Maqedonci së bashku me Komandantin e FSK-së, Bashkim Jashari kanë pritur në takim një delegacion nga Departamenti i Mbrojtjes të SHBA-së me të cilët zhvilluan konsultimet bilaterale të mbrojtjes.

“Së bashku u dakorduam për rrugën përpara me përkushtimin e përbashkët për implementimin e Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit që do të kulmojë me arritjen e kapaciteteve të plota drejt një force profesionale, multi-etnike, të ndërveprueshme me NATO-n dhe të gatshme për të zhvilluar misionin e mbrojtjes së territorit.”, a shkruar Maqedonci në Facebook./21Media

Back to top button