Çitaku: Në Hagë sot, historia dhe lufta jonë për liri janë braktisur nga shteti

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se Rusia ka filluar që në mënyrë agresive ta shtyej trillimin se Ukraina po bënë trafikim të organeve në zonat e luftës.

Një gjë Çitaku thotë se është bëë edhe me Kosovën.

“Ambasadat e Rusisë nëpër botë po shpërndajnë “informata” të tilla nëpër platformat e tyre zyrtare në rrjete sociale.  Skenari i njejtë si me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Institucionet tona, Presidentja, Kryeministri, Ministrja e Punëve të Jashtme duhet të këndellen urgjentisht”, ka thënë Çitaku.

Sipas saj historia dhe lufta e Kosovës po braktiken nga shtetit.

“Mosdurimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit nuk duhet tua mundë dashurinë për Kosovën. Në Hagë sot, historia dhe lufta jonë për liri janë braktisur nga shteti.”, ka shkruar ajo në Facebook./21Media

Back to top button