Maqedonci: Tradita e bashkëpunimit me Turqinë do të vazhdojë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka deklaruar se tradita e bashkëpunimit me Turqinë për përmbushjen e synimeve dhe interesave të përbashkëta do të vazhdojë.

Maqedonci këtë e ka thënë pas takimit që pati sot me gjeneralmajorin Subutay Adash, i cili është shef i operacioneve në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Turqisë.

“Gjersa jemi në vigjilje të 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës, falënderova Gjeneral Adash që na nderoi duke pranuar ftesën për të qenë i pranishëm në aktivitetet e organizuara për të shënuar këtë ditë, ndërsa me theks të veçantë shpreha mirënjohje për mbështetjen që Turqia i ka ofruar Kosovës në këto vite të shtetndërtimit, veçanërisht për bashkëpunimin e shkëlqyer që kemi në fushën e mbrojtjes. Do të vazhdojmë këtë traditë bashkëpunimi në përmbushjen e synimeve dhe interesave të përbashkëta”, ka thënë ai.

Back to top button