Maqedoni, nxënësit deri në klasë të tretë në shkollë, të tjerët para kompjuterit

 

 

 

Nxënësit e klasës së parë, dytë dhe të tretë do të ulen në bankat shkollore, ndërsa të tjerët do të ndjekin mësim online. Ky është propozimi i Komisionit për sëmundje infektive që duhet të miratohet nga ana e Qeverisë. Megjithatë prindërit janë të brengosur për shëndetin e fëmijëve të tyre, një pjesë janë për prezencë fizike, ndërsa të tjerët për mësim online. Dragi Zmijanac nga Ambasada e fëmijëve Megjashi, në emisionin EU KLIK deklaroi se gjendja me korona virusin ka ndikuar në mënyrë negative ndaj zhvillimit psikofizik të fëmijëve.

“Vërejmë ndryshime negative në zhvillimin psikik te fëmijët. Vetmi, largim, depresion. Sigurisht këtu mungon komponenti i edukimit për shkak se arsimi nuk është vetëm arsim por nevojitet edhe komponenti edukues, gjë që shumë vështirë mund të bëhet me mësim nga distanca. Mungon kontakti fizik i shërbimeve psikosociale pedagogjike në punën me fëmijët”, deklaroi Zmijanac.

Nga ana tjetër, kryetari i Sindikatës për arsim, shkencë dhe kulturë, Jakim Nedellkov, thotë se nuk ata nuk janë konsultuar fare për sjelljen e protokolleve në shkollat dhe fillimin e vitit shkollor.

“Për fat të keq, mund të them se ne si përfaqësues relevant i mësuesve, përkatësisht i të punësuarve në shkolla, nuk jemi të kyçur në Komisionin ose në grupin e punës ose organizatës, që do të jepnim këshilla si më lehtë të zbatohen rekomandimet e Ministrisë së shëndetësisë përkatësisht të Ministrisë së arsimit”, tha Nedellkov.

Viti shkollor nuk do të fillojë më 1 shtator për shkak se për prezencë fizike në shkollë do të nevojiten ndryshime ligjore, ndërsa ende nuk kemi Kuvend./TV21

Back to top button