Maqedoni, prej nesër ora policore fillon në ora 23:00

 

 

TV21 ka mësuar, se ka filluar seanca e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe ndër pikat e para që janë miratuar, është edhe lehtësimi i masave anti-Covid.

Me këtë vendim, duke filluar prej nesër, ora policore do të fillojë në ora 23:00 dhe do të mbarojë në ora 05:00.

Gjithashtu, është sjellë vendim edhe për zgjatjen e orarit të punës së kafeneve.

Do të punojnë në pjesën e hapur – verandë deri në ora 22:30.

Në seancën e sotme të Qeverisë, gjithashtu është marr vendim që të fillojë të zbatohet masa e karantinimit për të gjithë personat që vijnë në Maqedoninë e Veriut nga shtetet si India dhe Brazili.

Këta persona do të duhet të qëndrojnë në izolim dyjavor.

“Komisioni për sëmundje ngjitëse në mënyrë shtesë ka propozuar, kurse Qeveria e pranoi në seancë futjen e masës për vetëizolim të detyrueshëm (karantinës) në kohëzgjatje prej 14 ditësh për të gjithë personat e vendit dhe të huaj që vijnë nga India dhe Brazili, për shkak të parandalimit të shpërndarjes së llojeve të reja të SARS-CoV-2”, kanë njoftuar nga Qeveria./TV21

Back to top button