Maqedoni, sistemi KOVAKS dha detajet për dërgesën e parë dhe llojin e vaksinës

 

 

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut informon se KOVAKS sistemi përmes një shkrese i kumtoi detajet për dërgesën e parë dhe llojin e vaksinës e cila do të arrijë në vendin tonë. Siç qëndron në kumtesë bëhet fjalë për vaksinën AstraZeneka, nga e cila sasia e parë për Maqedoninë e Veriut është planifikuar të arrijë në muajin mars. Nga KOVAKS informojnë se për Maqedoninë e Veriut janë paraparë 103.200 dhe 175.200 doza nga kjo vaksinë, nga të cilat rreth 35% duhet të arrijnë në tremujorin e parë, ndërsa të tjerat në tremujorin e dytë të vitit.

Në mënyrë shtesë, theksohet në kumtesën nga Ministria e Shëndetësisë, nga KOVAKS informojnë se në valën e parë të dorëzimit të vaksinës Fajzer BNT162b2 janë përfshirë vetëm 18 pjesëmarrës, ndërsa nuk janë të përfshirë vendet të cilat kanë filluar programet e tyre të vaksinimit kundër Kovid-19. Nga mekanizmi i KOVAKS deklarojnë se në fazat e ardhshme të shpërndarjes së dozave të vaksinës Fajzer mund të përfshihen edhe pjesëmarrës të tjerë në mekanizëm.

“Ministria e Shëndetësisë thekson se sistemi është plotësisht i gatshëm për të marrë sasitë e vaksinave përmes mekanizmit KOVAKS, por në të njëjtën kohë siguron vaksina nga prodhues të tjerë dhe përmes mekanizmave të tjerë, të cilët Republika e Maqedonisë Veriore duhet të marrë. Për atë qëllim, dje në Parlament u votuan ndryshimet në Ligjin për Barnat dhe Pajisjet Mjekësore që i referohen regjistrimit të vaksinave kundër Kovid-19 në vend”, theksohet në kumtesë.

Lidhur me vaksinimin, theksohet se Republika e Maqedonisë së Veriut ka zhvilluar mbështetje të sigurt dhe të besueshme logjistike për pritjen, ruajtjen dhe shpërndarjen e vaksinave në pikat e vaksinimit ku do të kryhet vaksinimi. Për vaksinat që kërkojnë mirëmbajtjen e një zinxhiri standard të ftohtë nga 2 ° C në 8 ° C, përdoret sistemi ekzistues i logjistikës. Për vaksinat që kanë një regjim të veçantë të temperaturës së pritjes, ruajtjes dhe transportit në një temperaturë më të ulët se -70 ° C ose -20 ° C, rrjeti ekzistues është azhurnuar duke siguruar frigoriferë të përshtatshëm.

Nga Ministria e Shëndetësisë potencojnë se sistemi për vaksinim është i përgatitur plotësisht. Sipas Planit Kombëtar të konfirmuar për imunizimin e popullsisë, vaksinimi kundër KOVID-19 do të zbatohet në tre faza. Në fazën e parë, është planifikuar të vaksinohen profesionistë shëndetësorë të cilët janë në vijën e parë të përgjigjes në mjediset e spitalit me një rrezik të lartë dhe shumë të lartë të marrjes dhe transmetimit të infeksionit. Në këtë fazë, është planifikuar të vaksinohen grupet e mëposhtme prioritare: të rriturit e moshuar me rrezik të lartë të zhvillimit të sëmundjes, komplikime dhe rezultat fatal, të përcaktuara nga rreziku bazuar në moshë, persona më të vjetër se 70 vjeç./TV21

Back to top button