Maqedoni, të moshuarit pritën me orë të tëra për të marr vaksinën

 

 

Kjo është pika e vaksinimit në Kumanovë.

Ora është 13:55, ndërsa pritej të arrijë për vaksinim presidenti i shtetit.

Para se të vijë presidenti, kishte persona që po prisnin vaksinim.

Ata thanë se ka orë që po presin.

“Po ne e kemi pasur në 12:40 terminin, është gjynah 70 vjeçare është”.

“Krejt me të njohshëm po hynë, tash njëri u vaksinua edhe shkoi”.

“Jo jo nuk është problemi se me të njohshëm, por është tu ardhur kryetari”.

Fiks në ora 14 presidenti arriti. Pasi u shfaq menjëherë, filluan t’i thirrin qytetarët që prisnin radhë.

Presidenti kaloi të gjithë radhën dhe doli i pari.

Pasi mori vaksinën u pyet nga TV21 se a do të ishte shembull më i mirë që presidenti të priste radhë si gjithë të tjerët.

“Unë prita rend. Kisha termin në ora 14. Nëse nuk do doja të pres rend, unë do isha i vaksinuar para 1 muaji. Sepse edhe sipas moshës unë jam 58 vjeçar, unë e kisha rendin shumë më parë, por thamë se nuk do të ishte mirë të vrapojmë para qytetarëve në situatë kur para 1 muaji s’kishim vaksina të mjaftueshme”, tha presidenti i vendit, Stevo Pendarovski.

Presidenti tha se zgjodhi Kumanovën për vaksinim që të jap mesazhin se të gjitha vaksinat në të gjitha qytetet janë të sigurta dhe të kontrolluara dhe nuk duhet të ketë asnjë dyshim.

Edhe zv/kryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov, sot u vaksinua në Shkup. Ai u pyet se kur do të fillojë vaksinimi i gazetarëve të cilët janë në vijën e parë të frontit duke raportuar për pandeminë.

“Ka një muaj kur kishte një grup gazetarësh, supozoj që sipas disa kritereve është bërë selektimi përmes SHGM-së dhe mendoj që serish këto ditë diçka e ngjashme po përgatitet. Pajtohem se keni profesion të rëndësishëm për informimin e opinionit dhe popullin, kështu që jeni pjesë e prioritetit të atyre që janë të rëndësishëm për funksionimin e demokracisë, informimin e qytetarëve në kohë pandemie. Unë mendoj që është më mirë me këtë vaksinim të fotografohemi se sa atë ta bëjmë fshehurazi”, u shpreh Dimitrov.

Ka dy javë që ka filluar vaksinimi masiv me vaksinën kineze, por gazetarët ende nuk thirren për vaksinim, përveç ata që janë në moshën 45 vjeçare./TV21

Back to top button