Maqedonia e Veriut në përpjekje për t’i kthyer qytetarët që gjenden në Ukrainë

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka dënuar sulimi ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës, teksa tha se do të ndërmerren të gjithë masat e nevojshme që qytetarët e Maqedonisë së Veriut të cilët për momentin gjenden atje të kthehen të sigurt.
“Anëtarët e Këshillit konstatuan se gjendja e sigurisë në vend është stabile. Në seancë u tha se vendi ka mjaftueshëm rezerva. Për shtetasit maqedonas që gjenden në Ukrainë shteti do t’i ndërmarrë të gjithë masat e nevojshme për evakuim të sigurt të tyre si dhe të të punësuarve në ambasadën tonë në Kiev“, thonë nga Kabineti i  presidentit të Maqedonisë së Veriut./21Media

Back to top button