Kaloni te përmbajtja kryesore

Maqedonia e Veriut regjistron 266 raste të reja me koronavirus

 
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 4 mijë e 572 teste të kryera janë regjistruar 266 raste të reja me virusin korona, përcjell TV21. 120 raste janë regjistruar vetëm në Shkup.
Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se janë regjistruar edhe 717 pacientë të shëruar.
Si pasojë e komplikimeve nga Covid-19, brenda 24 orëve janë regjistruar 8 viktima. Ndërkaq, nga MSh theksojnë se në raportin e sotëm janë regjistruar edhe 7 viktima që kanë ndërruar jetë mes datës 27.11-24.12.2021.
Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej 22.932, raste, prej të cilëve 210.319 janë shëruar, kurse 7.894 kanë vdekur. Aktualisht vendi numëron 4.719 raste aktive me Covid-19./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button