Në 24 orët e fundit, mbi një mijë qytetarë u vaksinuan kundër Covid-19
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 1 mijë e 390 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.663.943 doza të vaksinës.
MSh ka njoftuar se deri më sot 780 mijë e 24 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 16 raste të reja me COVID-19 nga testimi i 2 mijë e 142 mostrave. Gjatë kësaj periudhe MSh-ja nuk ka raportuar ndonjë rast të vdekjes nga koronavirusi./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?