Maqedonia e Veriut regjistron 674 raste të reja me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, nga 3 mijë e 156 teste të kryera janë regjistruar 674 raste të reja me virusin korona. 352 raste janë regjistruar vetëm në Shkup. Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive (674) janë regjistruar 98 persona të riinfektuar.
Autoritetet shëndetësore njoftojnë se janë regjistruar edhe 978 pacientë të shëruar.
Si pasojë e komplikimeve nga COVID-19, brenda 24 orëve janë regjistruar 12 viktima. Ndërkaq, nga MSh njoftojnë se 9 pacientë të tjerë që kanë ndërruar jetë në periudhën prej 31.01-20.02.2022. janë regjistruar në raportin e sotëm për COVID-19.
Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoni janë regjistruar gjithsej 295 mijë e 82 raste, prej të cilëve 280 mijë e 675 janë shëruar, kurse 8.958 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht numëron 5 mijë e 449 raste aktive me koronavirus./TV21

Back to top button