Shefi i OKB-së: Bota po përballet me ‘moment rreziku’

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres nga selia e organizatës në Nju Jork, paralajmëroi se bota po përballet me një “moment rreziku” lidhur me tensionet në Ukrainë dhe Rusi.
Duke iu drejtuar Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, e cila po mblidhet për të diskutuar Ukrainën, Guterres tha se është koha për “përmbajtje, arsye dhe de-përshkallëzim” për të shmangur “një shkallë dhe ashpërsi nevoje të paparë për shumë vite”, raporton BBC.
“Është koha për të vendosur një armëpushim dhe për t’u kthyer në rrugën e dialogut dhe negociatave”, tha ai, përcjellë rtv21.tv
Guterres tha se ai është “plotësisht i përkushtuar për të zgjidhur këtë krizë pa gjakderdhje të mëtejshme”, shtoi ai./21Media

Back to top button