Maqedonia ëndërron në “Teatrin e Ëndrrave”, Anglia favorite, por shpresa ekziston

Futbollistët e përfaqësueses së Maqedonisë sonte zbarkojnë në këtë në stadiumin Old Trafford ose siç njihet ndryshe “Teatri i ëndrrave” për të përballur me Anglinë. Dihet se Anglia është favoritë në këtë takim, por Maqedonia shpesh herë ka ditur të bëjë surpriza, raporton Artan Nuhiu, gazetar TV21.

Enis Bardhi me shokët shkelën në fushën angleze për ta shijuar terrenin para takimit. Futbollistët dhe trajneri i Maqedonisë e dine se me kë kanë punë por, futbollit nuk i dihet. Ata në konferencën para ndeshjes u shprehën optimist për rezultat pozitiv.

“Në të gjithë e dimë se Anglia është favorit, jo vetë kundër neve por edhe kundër tjera ekipeve gjigante. Por ne shpresën kurrë nuk e humbim sepse për atë kemi ardhur këtu, për atë ne luajmë futboll sepse shpresën për të fituar asnjëherë nuk e humbim. Do dalim në fushë do të japim maksimumin derisa të përfundojë loja dhe në fund do të shohim si do të jetë rezultati”, tha Ezgjan Alioski, futbollist.

 “Po gjithsesi se Maqedonia ka forca, dije dhe potencial të luaj ndeshje cilësore dhe të jetë konkurrente edhe në këto kualifikime”, theksoi Bllagoja Milevski, trajner i Maqedonisë.

Për Maqedoninë foli edhe trajneri anglez Garet Southgate. Ai tha se Maqedonia ka futbollist që dinë të bëjnë diferencën.

 “Ne pamë Maqedoninë dhe Ukrainën, kanë disa lojtarë individualist të shkëlqyer me cilësi të spikatura individuale, që luajnë në klube të mëdha evropiane, por mbi të gjitha Maqedonia është një ekip që punon mirë”, pohoi Garet Southgate, trajner i Anglisë.

Kjo do të jetë hera e tretë që Maqedonia përballet me Anglinë. Në vitin 2002 në Sautemton ndeshja mbaroi me rezultat 2-2, ndërsa në vitin 2006 në Mançester gjithashtu nuk kishte fitues pas rezultatit 0-0.

Ndeshja Angli-Maqedoni zhvillohet sonte në ora 20:45.

Back to top button