Dy të moshuarit takohen pas 55 vitesh dhe martohen: Dashuria e parë nuk harrohet kurrë

Një histori e veçantë ka ndodhur në Itali, ku dy të moshuar janë ritakuar pas 55 vitesh dhe kurorëzuan dashurinë e tyre.

Paolo Noço, 74 vjeç dhe Regina Pinna, 71 vjeç i thanë “PO” njëri-tjetrit në komunën Perdaxius.

“Nuk e harron kurrë dashurinë e parë, mendova se ishte një klishe, por mjaftoi të shihja sërish Reginën për një moment të vetëm për të kuptuar se ajo ka qenë gjithmonë gruaja e vetme në jetën time”, ka rrëfyer 74-vjeçari.

Të dy u takuan përsëri pas më shumë se gjysmë shekulli dhe zbuluan se ndjenja e tyre i kishte mbijetuar të gjitha peripecive të fatit.

Kanë qenë rrjetet sociale që kanë bërë të mundur nxitjen e ribashkimit. “U takuam pas kaq vitesh, ishte një emocion i madh”, ka thënë bashkëshortja e cila u bë nuse në moshën 71-vjeçare.

Back to top button