Maqedonia pranoi sasinë më të madhe të vaksinave – për kohë të shkurtër do të arrihet imuniteti kolektiv

 
Në Maqedoninë e Veriut sot ka arritur dërgesa më e madhe e vaksinave anti-Covid që prej fillimit të procesit të imunizimit.
500.000 vaksina të prodhuesit kinez “Sinovak”, kanë arritur sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit.
Nga Ministria e Shëndetësisë deklaruan se me këtë sasi të vaksinave pritet përshpejtimi i procesit të arritjes së imunitetit kolektiv.
“500.000 vaksinat e prodhuesit kinez “Sinovak” që sot arritën në vendin tonë, është dërgesa më e madhe e vaksinave deri më tani, ku me realizimin e shkëlqyeshëm të procesit të imunizimit, për një periudhë shumë të shkurtër do të arrijmë në numër të konsiderueshëm të qytetarëve të vaksinuar që do ta përshpejtojë procesin e arritjes së imunitetit kolektiv”, tha sekretarja shtetërore në Ministrinë e Shëndetësisë, Ivanka Stojanoski, transmeton TV21.
Fjalim mbajti edhe ambasadori i Kinës në vend, Xhang Xuo. Ai tha se Kina do të vazhdojë të ndihmojë Maqedoninë e Veriut në luftimin e pandemisë.
Vaksinat që kanë arritur sot, do të shpërndahet në të gjitha qytetet e Maqedonisë së Veriut, shkruan TV21./21Media

Back to top button