Marcelo përshëndetet me lot në sy nga Real Madridi

Marcelo pas 16-vitesh me fanellën e Real Madrid dhe 25 titujve të fituar  i ka dhënë lamtumirë klubit spanjoll.
Gjatë fjalës përshëndetëse në konferencën e shtypit, Marcelo nuk ia doli të mbante lotët ndërsa falenderoi trajnerët, stafin e Los Blancos po ashtu edhe familjen e tij.
“Largohem që këtu me kokën lart, e di se familja është krenare për mua. Jam me fat dhe gjithçka kam arritur në jetë e kam arritur me punë. Kam pasur fat me njerëzit të cilët kanë qëndruar përkrah meje, por kjo nuk është një lamtumirë e mirëfilltë pasi më duket sikur kurrë nuk do të iki nga Real Madrid. Nëse nuk më lejoni të hyj në ambientet e klubit, atëherë do të kemi probleme”, u shpreh me shaka 34-vjeçari.
Në fund, Marcelo shtoi se ëndrra e tij ka qenë të luante në Champions League./21Media

Back to top button