Të gjitha urat në Severodonetsk janë shkatërruar
Të tre urat për në qytetin e sulmuar të Severodonetsk janë shkatërruar, thotë guvernatori rajonal Serhiy Haidai.
Ai thotë se megjithëse trupat ruse nuk e kanë pushtuar plotësisht qytetin i cili është në qendër të luftimeve midis trupave ruse dhe ukrainase të gjitha urat që të çojnë në qendrën rajonale tani janë shkatërruar, duke e bërë të pamundur evakuimin e banorëve dhe transportin e mallrave. .
Banorët që mbeten në qytet po mbijetojnë në kushte jashtëzakonisht të vështira, shton ai, me qytetin nën zjarr të fortë./21Media