Margarita Kadriu largohet nga politika
Kadriu thotë se do të vazhdojë me projekte të reja
Ish- deputetja e pavarur e Kuvendit të Kosovës, Margarita Kadriu ka njoftuar përmes një shkrimi publik se ajo ka marrë vendim të tërhiqet nga politika.
“Qëndrova e pavarur për afro 3 vjet dhe jam e sigurt se për të bërë ndryshimin nga brenda strukturave, në partitë aktuale politike në Kosovë, biles për momentin, është ende një MISION I PAMUNDUR”, ka shkruar Kadriu.
Ajo tha se misioni i saj nuk përfundon me kaq. “Unë do t`i kthehem familjes time, mirëpo po ashtu planifikoj që të filloj një projekt të ri, së bashku me të gjithë përkrahësit e mbështetësit e kauzës time për një Republikë të re”, ka thënë ish-deputetja Margarita Kadriu./21Media