Mariupol, qyteti i rrënuar në rrezik nga shpërthimi i madh i kolerës

Qyteti i Ukrainës, Mariupol, i shkatërruar nga bombardimet me javë të tëra është në rrezik të një shpërthimi të madh të kolerës, informoi Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.

Pjesa më e madhe e infrastrukturës së qytetit është dëmtuar ose shkatërruar dhe uji është përzier me ujërat e zeza, sipas OKB-së.

Kolera zakonisht merret duke ngrënë ose pirë ushqim ose ujë të kontaminuar.

Ka pasur shpërthime të sëmundjes në Mariupol edhe më parë, dhe raste të izoluara janë raportuar gjatë muajit të kaluar.

Kryetari ukrainas i qytetit, Vadym Boychenko i tha BBC Ukrainian se “kolera, dizenteria dhe sëmundje të tjera infektive janë tashmë në qytet” dhe se qyteti është mbyllur për të shmangur një shpërthim më të madh.

Ministria e shëndetësisë e Ukrainës tha se ka akses të kufizuar në informacione nga Mariupol, por ka kryer testime në territorin e mbajtur nga Ukraina dhe nuk ka zbuluar asnjë rast.
Një krater shpërthimi i mbushur me ujë dhe mbeturina në Mariupol më 29 prill
Në fillim të kësaj jave, OKB-ja ka deklaruar se uji ka qenë i përzier me ujërat e zeza në Mariupol, duke rritur rrezikun e shpërthimit të koleres. Kryqi i Kuq ka paralajmëruar se shkatërrimi i infrastrukturës sanitare kishte krijuar terrenin për përhapjen e sëmundjeve që transmetohen nga uji./21Media

Back to top button