“Trupat ruse përpiqen të rrethojnë forcat e Ukrainës pranë Severodonetskut”
Sipas ushtrisë ukrainase, rusët kanë vazhduar sot operacionet sulmuese në zonën e Severodonetsk për të provuar të marrin kontrollin e plotë të qytetit dhe të krijojnë kushtet për të rrethuar njësitë ukrainase, shkruan BBC
Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës përmes Facebookut informoi se luftimi vazhdon. “Armiku qëlloi me artileri në zonën e Severodonetsk, Lysychansk, Ustynivka, Toshkivka, Zolote dhe Hirske.”
Dhe ushtria ruse po përgatitet të rifillojë ofensivën e saj në qytetin e Slovyansk, gjithashtu në rajonin e Donetskut, u bë e ditur në shkrim./21Media