Markoviq: Ja arritëm, zmbrapsëm rusët!

Kryeministri i Malit të Zi i ngazëllyer pas anëtarësimit në NATO

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, tha se me anëtarësimin në NATO, vendi i tij ka arritur t’i bëjë ballë trysnisë së ushtruar nga Rusia.

Markoviq në Uashington zhvilloi një bisedë me zëvendës-presidentin amerikan, Mike Pence, pas formalizimit të anëtarësisë së Malit të Zi në aleancë.

Sipas fjalëve të kryeministrit malazez, anëtarësimi i vendit të tij në NATO është një moment historik për Malin e Zi, duke nënvizuar se kjo nuk do të kishte qenë e mundur të realizohej, pa mbështetjen e Uashingtonit, shkruan rtv21.tv.

Markoviq me këtë rast tha se Podgorica gjatë viteve të kaluara ka pasur vështirësi të shumta në përballjen me trysninë e Rusisë, por shtoi se ja ka arritur t’i rezistoi dhe t’i përgjigjet këtyre sfidave.

Pence nga ana e tij uroi Malin e Zi për anëtarësim në NATO, duke e cilësuar këtë anëtarësim si një të arritur historike.
Pence u takua me Markoviqin, pas ceremonisë për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, e cila u organizua në State departamentin amerikan.

Në anën tjetër, pasi që Mali i Zi edhe formalisht u bë pjesë e NATO-s, në Moskë pasoi reagimi i parë zyrtar i Rusisë.

Shefi i Këshillit të Federatës ruse për Mbrojtje dhe Siguri, Viktor Ozerov, tha se Moska do të revidoi marrëveshjen për bashkëpunim me Rusinë, në veçanti në fushën e teknologjisë ushtarake./21Media

Back to top button