Marku: Jam shumë i lumtur, ky është vetëm fillimi

 
Boksieri shqiptar Florian Marku është shpallur sot kampion bote në kategorinë e peshave të mesme IBF, pasi që mposhti boksierin ukrainas Maxim Prodan.
Pas meçit, boksieri shqiptar ishte tejet i kënaqur me fitoren, ku edhe ka reaguar menjëherë pas saj në llogarinë e tij Facebook.
“Faleminderit Zotit për çdo gjë. Ky është fillimi, faleminderit nga zemra për të gjithë përkrahjen”, ka shkruar Marku.
“Ju falënderoj nga zemra për mbështetjen që më keni dhënë gjatë gjithë kësaj kohe, dhe në fund erdhi shpërblimi duke fituar titullin IBF. Jam shumë i lumtur që e fitova titullin tim të parë që e kisha pritur me kohë. Nuk kam fjalë ta përshkruaj këtë ndeshje. Jam shumë i lumtur, ky është fillimi, tani fillon çdo gjë”, ka shkruar më tej kampioni i botës në IBF.
Përmbledhjen e meçit mes Markut e Prodan e gjeni më poshtë.

Back to top button