Marku nokauton Moranin pas vetëm 54 sekondave

Florian Marku ka shënuar fitore të jashtëzakonshme kundër boksierit nga Irlanda, Dylan Moran.

Me të nisur lufta, Marku i dja një goditje të fuqishme kundërshtarit i cili humbi ekuilibrin dhe si rrjedhojë u detyrua që ta dorëzojë luftën pas vetën 54 sekondave.

Kjo është fitorja e 14 e Florian Marlut ku tetë prej tyre i ka fituar më nokaut, teksa një duel u mbyll në barazim.

Pas pak dueli Marku-Moran

Boksieri shqiptar Florian Marku do të ballafaqohet sonte me boksierin nga Irlanda, Dylan Moran.

Marku është ende pa humbje nga 13 ndeshje, ku shtatë prej tyre i ka fituar më nokaut, teksa një duel u mbyll në barazim.

Moran vjen në këtë ndeshje, me 18 fitore, duke përfshirë tetë nokaut dhe një humbje.

Back to top button