Marku pas humbjes: Do të kthehem më i fortë se kurrë

Boksieri shqiptar Florian Marku, u mposht mbrëmë në Londër nga  boksieri britanik, Chris Kongo.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Marku tha se kishte vite pa e përjetuar një gjë të tillë.

‘’Faleminderit Zotit per gjithcka si ne fitore por edhe ne humbje. Kam shume vite pa perjetuar dicka te tille ne karrieren time. E kisha harruar kete ndjenje, por dje nuk ishte nata ime, keshtu ishte e shkruajtur. Justifikimet sme pelqejne! Dua tju falenderoj nga zemra te gjithe ata qe ishin dje ne stadium dhe te gjithe ju qe me keni ndjekur nga ekrani! Do rikthehem me i forte se kurre’’, ka shkruar Marku në Facebook.

Back to top button