Maroku në çerekfinale të Kampionatit Botëror

(Lajm i përditësuar)
Maroku në çerekfinale të Kampionatit Botëror
Pas 90 minutave lojë, Marokut dhe Spanjës iu deshën edhe vazhdimet.
Nuk mbaroi me kaq, ekipi i Marokut dhe ai i Spanjës shkuan në penallti, në të cilat triumfoi Maroku, duke lënë prapa Spanjën, kështu duke u kualifikuar në çerekfinalen e Kampionatit Botëror.
Ka filluar ndeshja ndërmjet Spanjës dhe Marokut
Spanja e Luis Enriques llogoritet si skuadra favorite për të kaluar në çerekfinale të Kampionatit Botëror përballë kundërshtarit të sotëm, Marokut.
Për këtë ballafaqim që do të zhvillohet nga ora 20:00, në stadiumin “Education City”, të dy kombëtaret janë të kompletuara.
Pasi Maroku i dha fund 36 viteve zhgënjim në Kupën e Botës duke kaluar përfundimisht në një fazë eliminatore të Kupës së Botës, trajneri Ëalid Regragui i ka sfiduar lojtarët e tij që të “ synojnë qiellin” dhe të ëndërrojnë ngritjen e trofeut të famshëm.
Falë një paraqitjeje të fortë në Grupin F që rezultoi në kryesimin e grupit nga Maroku, skuadra e Regraguit tani është e pamposhtur në katër ndeshjet e fundit të Kupës së Botës dhe mund të bëhet kombi i parë afrikan që nga Kameruni në vitin 1990 që kalon pesë ndeshje radhazi si të pamposhtur, në finalet e Kupës së Botës.
Formacionet zyrtare:
Maroku: Bono; Mazraoui, Aguerd, Saïss, Hakimi; Amrabat, Amallah, Ounahi; Boufal, En-Nesyri, Ziyech
Spanja: Unai Simón; Marcos Llorente, Rodri, Laporte, Jordi Alba; Gavi, Busquets, Pedri; Ferran Torres, Asensio, Dani Olmo.

Back to top button