Vela thotë se KE-ja e ndryshoi raportin për Kosovën pas takimit të Osmanit me Von der Leyen

Shefi i Kabinetit të Presidentes,  Blerim Vela tha se ndryshimi në raportin e pestë të Komisionit Evropian ka ndodhur ,pas takimit të Presidentes Vjosa Osmani me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, që po zhvillohet në Tiranë, në kuadër të samitit Bashkimi Evropian – Ballkani Perëndimor.
“Pas bisedës së sotme të presidentes Vjosa Osmani me presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen gjatë samitit BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Tëitter ku ka shërndarë një artikull të titulluar “KE pranon se gabimisht kërkoi që shtetet e rajonit t’i vendosnin viza Kosovës”.
Komisioni Evropian e ka pranuar se në “raportin e pestë sipas mekanizmit të pezullimit të vizave”, gabimisht i ka kërkuar Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut që të vendosin regjim vizash ndaj Kosovës./21Media

Back to top button