Marotta jep shpresë për tifozët e Interit

Për muaj me radhë ka qenë çështje diskutimi e ardhmja e Milan Skriniar te Interi, ku media të shumta po e lidhin atë me një largim nga “Giuseppe Meazza”.
Kampioni francez, Paris Saint-Germain ishte shumë afër që ta transferonte Skriniarin gjatë kësaj vere, por që në fund Interi refuzoi që ta shesë mbrojtësin sllovak.
Tani, shefi i Interit, Giuseppe Marotta ka dhënë shpresa për tifozët “Nerazzurë” sa i përket të ardhmes së Skriniar.
“Ne do të takohemi me agjentët e Milan Skriniar pas ndeshjes kundër Viktoria Plzen. Ka shanse për të arritur marrëveshje sa i përket një kontrate të re. Skriniar është tejet profesionistë dhe ai e dashuron Interin, jam optimistë, por pastaj është edhe në dorën e tij”, tha Marotta.

Back to top button