Escobar nesër në Kosovë, takohet me opozitën

Emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të qëndrojë të mërkurën për vizitë në Kosovë.
Burime të RTV21 kanë bërë të ditur se Escobar do të takohet me përfaqësues të opozitës. Takimi që pritet të fillojë në orën 13:00 do të mbahet në objektin e Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë.
Kujtojmë se vizitë në Kosovë gjatë fundjavës ka paralajmëruar edhe i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak./21Media

Back to top button