“Marre ju qoftë, po ndërtoni narrativë të rreme “, Çitaku: FSK ka shkuar në veri për të kërkuar trupin e një djali

KFOR-i i dha leje sot FSK-së për një operacion në Liqenin e Ujmanit, në të Cilin dy ditë më herët ka rënë një person dhe ende nuk është gjetur.

Pas kësaj ka reaguar deputetja e PDK-së , Vlora Çitaku e cila ka akuzuar LVV-në se po abuzojnë me vdekjen e një personi, duke iu atribuuar lëvdatave të LVV-së rreth këtij aksioni.

“Jeni të neveritshëm.A keni fije përgjegjësie? A keni fare ndjeshmërie njerëzore?Si mund të abuzoni me vdekjen tragjike të një të riu për propagandë politike?FSK nuk ka shkuar në veri për të luftuar, por për të kërkuar trupin e një djali që humbi jetën tragjikisht. Ashtu siç ka vepruar edhe më parë, me dinjitet dhe pa zhurmë.Po aq sa po i retushoni fotografitë për të ndërtuar një narrativë të rreme, po përpiqeni të retushoni edhe historinë.Por nuk do t’ia dilni.Marre ju qoftë.”, ka shkruar Çitaku./21Media

Back to top button