Marrëdhëniet Kosovë – Seli e Shenjtë janë në relacione para-diplomatike që nga shpallja e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës!

Shkruan: Albert Prenkaj, ish Ambasador i Kosovës në Itali dhe ish drejtor i përgjithshëm në MPJ

Misioni i Posaçëm është një hap tutje.

Presidentja Osmani-Sadriu publikojë në platformën X dekretimin e hapjes së Misionit të Veçantë të Kosovës pranë Selisë së Shenjtë.

Ky hap ndërmerret bazuar në Konventën për Misionet e vepanta (1969) që rregullon hapjen e misioneve speciale në mes vendeve që nuk njohin njëri-tjetrin.

Më 17 shkurt 2008, zëdhënësi i Papa Benediktit të 16, atë Lombardi në deklaratën për media në mes tjerash pranon gjendjen faktike duke kërkuar dialog. Ishte kjo në një formë njohje implicite e Kosovës nga Selia e Shenjtë.

Përgatitjet për thellim të marrëdhënieve janë proces i gjatë në mes Selisë së Shenjtë dhe të gjitha qeverive dhe presidentëve paraprak.

Vatikani ka emëruar Nuncin në Lublanë si Delegat Apostolik që në vitin 2009, ndërsa Kosova ka emëruar Person përgjegjës në rang të Ambasadorit po atë vit. Ishte Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Vilson Mirdita. Pastaj ky komunikim është vazhduar me Ambasadorin në Lublanë, Nexhmi Rexhepi. Më pastaj përfaqësues të Kosovës ishin rangjet e zv Ministrit Emanuel Demaj, pastaj zv Ministri Anton Berisha, dhe njëkohësisht Presidenti Thaçi kishte emëruar ambasadoren Bukurije Gjonbalaj, ndërsa më vonë u emërua zv. Ministrja Teuta Sahatqija.

Së fundmi Presidentja emërojë këshillëtarin e Presisentes z. Vehbi Miftarin si kontakt person i Kosovës.

Pra relacionet paradiplomatike krejt të veçanta (taylor made) në mes të Kosovës dhe Selisë së Shenjtë u vendosen që heret, që ishte njohje implicite e Kosovës nga Vatikani.

Pra bëhet fjalë për 15 vite komunikim intenziv, dhe jo për “2 vite intenzive pune”.

Neni 11

Misioni i Posaçëm i Ligjit Nr. 03/L-122 thot se misioni i posaçëm përfaqëson RKS me pëlqimin e një shteti tjetër apo organizate me pëlqimin e tyre.

Shteti i Vatikanit nuk e ka njohur RKS-në dhe nuk jemi në dijeni se ka dhënë pëlqimin Selia e Shenjtë, apo jo.

Hapja e një zyreje në një shtet që nuk njeh shtetësinë e tjetrit është ulje e nivelit shtetërorë, mu ashtu siç është anëtarësimi në organizata “ndërkombëtare” në të cilat janë anëtarë organizatat jo-qeveritare, agjensionet shtetërore dhe institcionet shtetërore rajonale apo ato lokale, siç bëri Kosova javë më parë.

Përfaqësimet që hapen nën nivel shtetërorë në emër të insistitucioneve, si: presidencë, apo ministri e jashtme, ulin nivelin shtetërorë dhe vendoset asimetri komunikimi apo koordinimi në mes të palëve. Kjo nënkupton se nga e drejta ndërkombëtare shteti që nuk njihet dhe hapë zyrë përfaqësuese pranë shtetit jo njohës, nuk ka vendosur relacione diolomatike.

Shembuj të vendosjes së përfaqësuesëve personal të presidentit apo të shtetit, pranë një shteti tjetër janë të njohur historikisht, siç ishte rasti i Presidentit i SHBA Nikson me përfaqësuesin e tij pa status diplomatik, apo siç dërgon Vatikani historikisht Delegat Apostolik i cili poashtu nuk ka status diplomatik dhe nuk ka përgjegjësi të ketë relacione me autoritetet shtetërore, por me autoritetet kishtare të vendit me të cilat nuk ka relacione diplomatike.

Sipas Konvetës për Misionet e Veçanta (1969):

Neni 3

Funksionet e një misioni të veçantë

Funksionet e një misioni të veçantë përcaktohen me pëlqimin reciprok të dërgimit dhe Shteti pranues.

Neni 7

Mosekzistenca e marrëdhënieve diplomatike apo konsullore

Ekzistenca e marrëdhënieve diplomatike ose konsullore nuk është e nevojshme për dërgimin ose pritjen e një Mision te veçant.

Marrëdhëniet Kosovë-Seli e Shenjtë vazhdojnë të jenë paradiplomatike.

Back to top button