Marrëveshja bërthamore, tri vende evropiane apelojnë Iranin

Autoritetet iraniane njoftuan se nuk do të respektonin më detyrimet e tyre

Franca, Britania e Madhe dhe Gjermania i kanë bërë thirrje Iranit sot që të kthehet në pajtueshmëri të plotë me marrëveshjen bërthamore, pasi Teherani kohët e fundit njoftoi se nuk do të respektonte më detyrimet e tij në bazë të marrëveshjes.

“Sot, mesazhi ynë është i qartë – ne mbetemi të përkushtuar për marrëveshjen dhe ruajtjen e saj. Ne i bëjmë thirrje Iranit që të heqë të gjitha masat që janë në kundërshtim me marrëveshjen dhe të mbetet i gatshëm për dialog në mënyrë që të ruajë stabilitetin e rajonit “, thuhet në një deklaratë të përbashkët nga tre vende evropiane.

Autoritetet iraniane njoftuan më 4 janar se nuk do të respektonin më detyrimet e tyre në bazë të marrëveshjes.

Vendimi erdhi pasi gjenerali iranian Qasem Soleimani u vra në një sulm ajror amerikan në Bagdad.

Tensionet midis Uashingtonit dhe Teheranit janë rritur që kur presidenti i SHBA-së Donald Trump vendosi më shumë se një vit më parë të braktisë marrëveshjen ndërkombëtare bërthamore midis Iranit dhe gjashtë fuqive kryesore në 2015.

Back to top button