“Marrëveshja finale mes Kosovës e Serbisë-çështje javësh”, Escobar është keqinterpretuar!

(Lajm i përditësuar)

Shtyrja e vendimit për targat, Muhaxhiri: Kërkesë realiste nga Esocbar
Analisti politik, Artan Muhaxhiri gjatë një interviste për “21Drejtpërdrejt” në RTV21 tha se kërkesa e emisarit Escobar për shtyerjen e vendimit për targat, është kërkesë realiste.
“Mendoj se kjo është kërkesë realiste sepse deri më tani nuk kemi parë ndonjë përparim sa i përketë çështjes të targave. Është një temë delikate e cila ka të bëjë edhe me faktin se kominiteti serb do duhet ta pranojë edhe një pjesë ë identitetit shtetëror të Kosovës me anë të konvertimit të targave dhe kjo nuk është e lehtë”, tha ai.
Muhaxhiri shtoi se për Qeverinë e Kosovës është e rëndësishme që serbët t’i konvertojnë targat, mirëpo nuk ka ndonjë problem nëse ky vendim shtyhet për disa muaj.

Muhaxhiri: Kosova duhet të jetë e kënaqur me çdo alternativë që i mundëson avancimin e agjendave euroatlantike 
Muhaxhiri në një intervistë për RTV21 tha se Kosova duhet të jetë e kënaqur me çdo alternativë që i mundëson avancimin e agjendave euroatlantike.
“Plani franko-gjerman, gjithashtu përkrahet nga SHBA është plan realist. Është i bazuar në kontekstin tonë, në rrethanat tona, mendoj që aktualisht është mundësia meë e mirë për të shkuar përpara”, tha ai.

Muhaxhiri: Qeveria duhet të jetë më e qartë, më korrekte ndaj qytetarëve 
Analisti politik, Artan Muhaxhiri foli edhe për dialogun me Serbinë, duke theksuar se Qeveria Kurti duhet të jetë më e qartë dhe më korrekte ndaj qytetarëve duke treguar më shumë detaje të marrëveshjeve.

“Marrëveshja finale mes Kosovës e Serbisë-çështje javësh”, Escobar është keqinterpretuar!
Deklarata e të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar se “marrëveshja finale mes Kosovës e Serbisë është çështje javësh” është keqinterpretuar. Kështu tha analisti politik, Artan Muhaxhiri në një intervistë për “21Drejtpërdrejt” në RTV21.
“Mendoj se z.Escobar është keqinterpretuar sepse ai ka folur për një marrëveshjje tjetër paraprake, pra një marrëveshje parimore më të përgjithësuar, e jo për një marrëveshje finale historike të cilën e presim që të gjithë”, tha Muhaxiri
Ai u shpreh se arritja e marrëveshja finale nuk është e shpejt sepse hendeku ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është shumë i madh.
Muhaxhiri tha se mendon se do të ketë një marrëveshje tjetër. Ndërsa, sipas tij gjatë vitit të ardhshëm pritet një marrëveshje finale mes dy vendeve./21Media

Back to top button