Marrëveshja Kosovë-Serbi për dokumente, reagon Gjermania

I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka reaguar pas marrëveshjes së sotme për dokumentet identifikuese ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Arritjen e marrëveshjes, ai e ka quajtur lajm të mirë.
“Faleminderit Miroslav Lajcak dhe Gabriel Escobar për mbështetjen dhe koordinimin. Lajme te mira!”, ka shkruar Sarrazin në Twitter.
Ndryshe, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, sot ka bërë të ditur se është arritur marrëveshja për dokumentet identifikuese ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Borrell ka potencuar se Serbët e Kosovës, si dhe të gjithë qytetarët e tjerë, do të mund të udhëtojnë lirshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duke përdorur letërnjoftimet e tyre./21Media

Back to top button