Kaloni te përmbajtja kryesore

“Marrëveshja për aleancë ushtarake me Kroacinë dhe Shqipërinë fillon së zbatuari menjëherë”

Ngritja e kapaciteteve të mbrojtjes dhe industrisë së mbrojtjes, rritja e ndërveprueshmërisë përmes edukimit, trajnimit dhe ushtrimeve, rritja e angazhimit për luftimin e kërcënimeve hibride dhe për forcimin e qëndrueshmërinë strategjike si dhe bashkërendimi i politikave për integrime euroatlantike, janë katër pikat e deklaratës për aleancë ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë.

Ministria e Mbrojtjes e Kosovës tha për RTV21 se kjo marrëveshje do të zbatohet sipas dhe në përputhje me kërkesat e ushtrive të tri vendeve si dhe interesave shtetërore.

“Deklarata trelaterale e nënshkruar ndërmjet Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, është e para e këtij lloji në këtë rajon, dhe është e një rëndësie të veçantë pasi përveçse i hap rrugë bashkëpunimit të ngushtë në fushën e mbrojtjes, rritë dhe sigurinë, pasi unifikimi në mbrojtje është mesazh për të gjithë ata që guxojnë të kërcënojnë paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, por dhe sigurinë e vendeve nënshkruese të kësaj deklarate. Marrëveshja fillon së zbatuari menjëherë, sipas dhe në përputhje me kërkesat e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe ushtrive të vendeve përkatëse, si dhe interesave shtetërore bazuar në zhvillime strategjike, tha për RTV21  Liridona Gashi, zëdhënëse e Ministrisë së Mbrojtjes.

Nënshkrimi i deklaratës për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë u bë një ditë më parë në Shqipëri nga ministrat e mbrojtjes, të Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë duke u cilësuar si hap i rëndësishëm për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon./RTV21/21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button